DYLON

Ekspertët për akreditim kanë përmbyllur takimin në Universitetin “Kadri Zeka”

Ekspertët për akreditim kanë përmbyllur takimin në Universitetin “Kadri Zeka”
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të procesit të akreditimit të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, ka qëndruar një ekip i ekspertëve ndërkombëtar të akreditimit, të shoqëruar nga përfaqësuesit e Agjencionit për Akreditim i Kosovës. Ata fillimisht kanë zhvilluar takim me menxhmentin e Universitetit.

Me këtë rast Rektori i Universitetit “Kadri Zeka”, Bajram Kosumi, tha se kemi zhvilluar një takim të frytshëm me ekspertët ndërkombëtar, sepse ka kohë që kemi filluar përgatitjet për këtë proces , andaj presim që gjithçka të shkoj mirë, ka thënë mes tjerash Rektori Kosumi.

Grupi i ekspertëve për akreditim, që përbëhej nga prof.dr. Volker Gehmlich nga Universiteti i Osnabrukut, prof. dr. Volker Frederking nga Universiteti i Nürnbergut, prof. Stephen Adam nga Universiteti “westminster”, prof. dr. Tauno Otto nga Universiteti i Talinit dhe prof. dr. Regita Bendikiene nga Universiteti i Kaunasit, pas takimit me menaxhmentin kanë vizituar hapësirat ku zhvillohet puna me studentët, laboratorët dhe kabinetet ku kryhet puna praktike.

EkoHigjiena

Më pas ekspertët e akreditimit kanë mbajtur takime veç e veç me bartësit e programeve për akreditim, e riakreditim, ndërkohë kanë takuar edhe pjesën tjetër të stafit akademik gjithashtu edhe studentët.

Ky proces ka të bëj me akreditimin e Universitetit si institucion dhe programeve që ofrohen në kuadër të tij.

Universiteti “Kadri Zeka ” ka bërë kërkesë për riakreditim të dy programeve të nivelit Bachelor: Marketing dhe Banka Financa Kontabilitet, kurse për akreditimit janë tri programe të reja Master: Edukimi Special, Qeverisja Lokale dhe Shoqëria Demokratike dhe programin E-Qeverisja, po ashtu Universiteti ka aplikuar edhe për riakreditm Institucional.