Hetuesit e Njësitit Anti-drogë e Policisë së Kosovës nga Rajoni i Gjilanit kanë realizuar urdhëresën për bastisje dhe kontroll tek personi i dyshuar, shqiptar shtetas i Kosovës, për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të substancave narkotike, psikotrope ose analoge, thuhet në raportin javor të Policisë së këtij Rajoni.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan tha te lokacioni i personit të dyshuarit, nuk është gjetur asgjë ilegale, por që i njëjti është sjellë në stacionin policor të Gjilanit.
Ndërsa, gjatë verifikimit ka rezultuar që i njëjti ka urdhër arrest me një (1) vit burgim efektiv, ashtu që edhe i nënshtrohet procedurave të parapara ligjore.