DYLON

Kryetari i Vitisë përcjellë nga afër ecurinë e disa projekteve

Kryetari i Vitisë përcjellë nga afër ecurinë e disa projekteve
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vazhduar të dal në teren për të parë nga afër disa nga projektet që po realizohen në lokalitetet e ndryshme të kësaj komune.

Me këtë rast ai ka parë nga afër punimet që po zhvillohen në zgjerimin e urës në fshatin Sllatinë të Epërme, në rregullimin e rrjetit të kanalizimit në fshatin Ballancë si dhe punimet që po bëhen në asfaltimin e rrugës “Xheladini” në fshatin Sadovinë e Çerkezve që lidhë këtë lokalitet me fshatin Tërestenik.

Gjithashtu Kryetari Haliti ka vizituar edhe Pozheranin ku pa nga afër rrugën bujqësore të sapo shtruar me zhavorr prej rrugës kryesore në afërsi të Fabrikës së Miellit që gjendet në lagjen “Lubishtani”.

EkoHigjiena

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.