“Shpëtimi malor bazik” është trajnimi i radhës që përfunduan pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, i cili u realizua nga ekipi i instruktorëve të kualifikuar nga Qendra Italiane Alpine në Aosta (Itali) falë bashkëpunimit bilateral të Kosovës dhe Italisë.
Pjesa praktike e trajnimi u mbajt në disa territore të Republikës së Kosovës, tek vend i quajtur Guri i Plakës, Rogove (ura e Fshajit) dhe Luginën e Rugovës ku pjesëtarët praktikuan teknikat dhe procedurat e zbritjes me litar në grup, zbritja me litar e barelës dhe shpëtimi me anë të zip line mbi një lumë ndërsa ajo teorike u realizua në hapësirat e Qendrës Ndërkombëtare Trajnuese në Pomozotin kazerma “Europianët e ri”.
Të gjithë pjesëtarët që përfunduan trajnimin u certifikuan sot në ceremoninë e përfundimit të trajnimit, ku mori pjesë zëvendës komandanti i Gardës Kombëtare, kolonel Shaip Haziri, përfaqësues Italian si dhe oficerë e nënoficerë të FSK-së . /2LONLINE/