DYLON

Komuna e Vitisë furnizon zjarrfikësit me pajisje të nevojshme

Komuna e Vitisë furnizon zjarrfikësit me pajisje të nevojshme
Avatar photo Redaksia

Njësia Profesionale e Zjarrëfikjes dhe Shpëtimit (NJZPSH) në Viti, është furnizuar me pajisje të ndryshme për fikjen e zjarreve fushore dhe malore.

Kjo u bë me dije sot nga Komandanti i NJZPSH-së në Viti, Hetem Jakupi.

EkoHigjiena

Ai tha se nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencës ata janë furnizuar me këto pajisje fryrëse ajri për fikjen e zjarreve fushore-malore, shpinore për fikjen e zjarrit me ujë, rezervuarë të ujit (20l) për bartjen e ujit në terrene të vështira si dhe këpucë verore për pjesëtaret e NJZPSH-së në Viti.

“Me këto pajisje po ngritët niveli i gatishmërish për të reaguar në rastet e zjarreve fushore dhe malore por edhe për rastet e tjera që mund te kemi. Këto pajisje do ti shërbejnë zjarrfikëseve për t’i dalë në ndihmë qytetarëve në raste te zjarreve dhe të mbrojmë jetën dhe pasurinë e tyre” u shpreh komandanti Hetemi. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.