“Fermerët në vazhdimësi po vizitohen nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë, ku nga afër po njoftohen me veprimtaritë e fermerëve në gjithë territorin e Komunës së Gjilanit”, ka thënë Bajram Isufi, drejtor i Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari në Komunën e Gjilanit.
Ai bëri me dije se kanë vizituar Vebi Halilin nga fshati Malishevë një fermer i përkushtuar ndaj veprimtarisë së kultivimit të frutave të imta.
Vebiu ishte pjesëtarë i FSK-së, tani në pension, gjithashtu punon një sipërfaqe totale prej 18 hektarësh ndër të cilat mbi 10 ha me grurë, 6 ha me misër , 0.52 ha me qepë, 0.28 ha me kumbull dhe 0.63 ha me mjedër.
Gjatë vizitës na shoqëroi edhe Nagipi i cili pas pensionimit nga Fsk-ja po merret me bujqësi, ka bërë me dije drejtori Isufi. /2LONLINE/