Isufi: Për që është harruar Zhegra kjo gjë nuk do koment!

Isufi: Për që është harruar Zhegra kjo gjë nuk do koment!

Ndaj deklaratave të nënkryetarit të Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, se Zhegra ka pas trajtim meritor nga institucionet komunale, që në fakt ishin kundërpërgjigje ndaj kritikave që i bëri në Kuvend, Isa Agushi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka reaguar edhe Burhan Isufi, kryetar i nëndegës së PDK-së në Zhegër të Gjilanit.

LEXO EDHE: Ismajli: Komandant, krejt kërkesat e Këshillit të fshatit Zhegër i kemi trajtuar
LEXO EDHE: Agushi: Zhegrën e harruat, krejt çfarë keni bërë është një trotuar i shtrembër e disa rrugica

“I nderuar nënkryetar Ismajli, kërkesat e këshillit të fshatit në Zhegër më shumë i marrim seriozisht ne, banorët e fshatit dhe diaspora, se sa qeverisja e juaj lokale. Për që është harruar Zhegra kjo gjë nuk do koment, mjafton veç me ardhë e me shikua cili është investimi i vetëm kapital nga qeverisja e LDK-së në Zhegër”, ka thënë Burhan Isufi i PDK-së, për Portalin 2LONLINE.com.

Ai tha se iniciativat qytetare në Zhegër nuk janë meritë e qeverisjes komunale por janë vullnet dhe gatishmëri për një jetë më me diniitet, në mungesë të investimeve nga komuna.

Isufi ka përmendur si shembull edhe faktin, siç thotë ai, që ende nuk është as afër për t’u ndërtuar palestra sportive në këtë fshat.

“Zvarritja e saj nuk do koment. Klubi hendbollistik “Zhegra” për sa vite pjesë e kampionatit kosovar është e harruar krejtësisht nga komuna, shumë e talenti po shuhet në mungesë të kushteve që nuk u janë krijuar, prandaj kërkesat nuk duhet marrë vetëm seriozisht, ato duhet zbatuar me plan konkret, përndryshe ne, prapë se prapë si komunitet dimë me kontribuua edhe vetë”, ka thënë Burhan Isufi, kryetar i nëndegës së PDK-së në Zhegër, subjekt ky opozitar në Gjilan. /2LONLINE.com/

KOMENTE