Ismajli: Komandant, krejt kërkesat e Këshillit të fshatit Zhegër i kemi trajtuar

Ismajli: Komandant, krejt kërkesat e Këshillit të fshatit Zhegër i kemi trajtuar

Kritikat e Isa Agushit, anëtarit të Kuvendit Komunal të Gjilanit nga radhët e PDK-së, kanë marr përgjigje nga nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli.

LEXO EDHE: Agushi: Zhegrën e harruat, krejt çfarë keni bërë është një trotuar i shtrembër e disa rrugica

Duke iu referuar të kaluarës së Agushit në luftën e fundit, Ismajli iu është drejtuar atij me nofkën komandant, për ta këshilluar që të interesohet në Këshillin e fshatit Zhegër, sepse ky lokalitet është trajtuar nga institucionet komunale dhe se nuk ka kërkesë që ka ardhur nga ai Këshill e që nuk ka marr trajtimin meritor, transmeton Portali 2LONLINE.com.

“Përgjigje e shkurtë për ty komandant. Punën e Zhegrës e kemi trajtuar”, ka thënë nënkryetari Ismajli duke bërë me dije se në atë lokalitet janë realizuar projekte dhe janë trajtuar të gjitha kërkesat, sikurse që janë trajtuar po ashtu edhe kërkesat e çdo Këshilli të lokaliteteve përkatëse, duke bërë me dije kështu që nuk pajtohet me qasjen që ka Agushi ndaj kësaj çështje.

Për më tepër, e ka ftuar atë që të marrin informacione nga kryetari i Këshillit të Fshatit Zhegër, për këtë çështje, për t’u vërtetuar se qëndron ajo çfarë thotë Ismajli e jo ajo çfarë pretendon Agushi. /2LONLINE.com/

KOMENTE