Trajneri gjilanas, Bekim Isufi në edicionin e ri te Ipko Superligës së Kosovës në futboll, do ta drejtojë skuadrën Kf. Ferizaj, e përballjen e parë e ka në Gjilan kundër ish skuadrës së tij, Dritës.
Trajneri që me Dritën fitoi gjithçka në edicionin 2017/ 18, duke përfaqësuar futbollin kosovar në mënyrën më të mirë të mundur në arenën ndërkombëtare pritet që përvojën dhe kontributin e tij ta jap në ekipin e Ferizajt.
Kf. Ferizaj së fundmi është bërë me kryesi të re, duke u privatizuar dhe ka sjellë disa lojtarë të rinj në skuadër.
Lajmin për afrimin e Isufit te Ferizaj është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit.
“Bordi udhëheqës i klubit futbollistik “Ferizaj”, sapo arriti marrëveshjen me trajnerin e mirënjohur z. Bekim Isufi, për të drejtuar skuadrën tonë, në kampionatin futbollistik 2019/2020. Shëndet e suksese i dëshirojmë trajnerit Isufi me skuadrën tonë”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit ferizajas.