Afro 100 aksidente brenda 24 ore, njëri prej tyre me fatalitetfotoilustrim

Afro 100 aksidente brenda 24 ore, njëri prej tyre me fatalitet

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe përgjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë kanë ndodhur gjithsej 100 aksidente trafiku, prej të cilave njëri ka qenë me fatalitet, 33 me lëndime, ndërsa 63 aksidente të tjera me dëme materiale, por pa të lënduar.

Po ashtu, sipas policisë, janë shqiptuar gjithsej 1 mijë e 287 tiketa gjobitëse për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion.

Gjatë kësaj periudhe kohore, nga policia janë arrestuar 42 persona, ku në mbajtje janë 19 prej tyre, ndërsa një është dërguar në vuajtje dënimi.

KOMENTE