Ish drejtuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së në Bujanoc, Edmond Isufi në një intervistë ekskluzive dhënë Portalit Informativ-Titulli ka shpjeguar arsyet e largimit të tij nga kjo detyrë.
Isufi thotë se përveç arsyeve personale, pozita e vështirë e OVL-së dhe kategoritë e luftës, mundësit e pakta për të i ndihmuar ata, përçarja në rritje gjithnjë e më shumë e politikës shqiptare në komunë e Bujanocit ishin arsyet kryesore të dorëheqjes së tij.
Duke folur për pozitën e vështirë të veteranëve, familjarëve të dëshmorëve të UÇPMB-së, Edmond Isufi ka deklaruar se është arritur një marrëveshje me qeverisjen lokale të tanishme, që emrat për punësim të ish pjesëtareve te UÇPMB-se te vinë nga Organizata e Veteraneve te Luftës, e jo siç ka qene deri tani qe punësimi i tyre ishte në baza partiake. Ai pret që kjo marrëveshje e arritur mes kryesisë së OVL-së dhe kryetarit të komunës së Bujanocit Nagip Arifit e atij të kuvendit Jonuz Musliut do të zbatohet.
“Nuk përjashtohet mundësia e një alternative të re duke i parë përçarjet politike shqiptare, që më së shumti po vërehet tek rinia jonë dhe duke mos e parë bashkëpunimin e subjekteve politike shqiptare, si rrjedhojë e saj mund të lind një iniciativë e re”, është shprehur Edmond Isufi.
Intervistën e plotë mundë ta lexoni tek Portlai Titulli.com
http://www.titulli.com/isufi-doreheqja-me-dhimbje-munde-te-lind-iniciative-e-re-politike-ne-bujanoc/