Nga: Nijazi Musmurati
Një lajm shumë i trisht, një lajm që nuk do ta besonte askush, lajm që ta zinte frymën, lajm pikëllues për ndarjen e parakohshme nga jeta të Ismete Kurtalani!
E shoh të arsyeshme dhe obligative ti shkruaj disa fjalë për nëpunësen e dalluar, të urtë, të respektuar, punëtore e komunës Ismete Kurtalani me të cilën punuam së bashku disa vite e cila la mbresa të veçanta te të gjithë ata të cilët e njohën!
Pas ikjes së Drita Bajrami Kajtazi në amshim, tani edhe një punëtore tjetër e Komunës, shoqe e Dritës dhe të tjerëve paska ikur në botën e përtejme të amshuar! A thua se janë dakorduar me Dritën! Jo! Jeta qenka e tillë që nuk pyet, i paska ligjet e saja që askush nuk po mundka ti ndryshoj!
Ismete Kurtalani, një punëtore e zoja dhe e respektuar paska ikur përgjithmonë nga kjo botë duke lënë një boshllëk te të gjithë njerëzit të cilët patën rastin ta njohin!
Përndryshe Ismetja i përket më mirë të themi rrjedhë nga një familje me tradita patriotike dhe atdhetare! Prindi i saj Maliqi ishte njëri ndër organizatorët dhe pjesëtarët më të shquar të organizatës për liri dhe çlirim të Kosovës NDSH-së! Si shumë të tjerë axha Maliq ishte i burgosur politik i cili qëndroi me vite të tëra në kazamatet serbe. Prandaj, Ismetja ishte edukuar, brumosur dhe frymëzuar në frymën patriotike dhe atdhetare nga prindi duke i qëndruar besnike idealeve të prindit të saj në përkrahjen e lëvizjeve çlirimtare për çlirim! Njëherit pas çlirimit të Kosovës Ismetja vazhdoi aktivitetin e saj politik në partinë e NDSh-së në të cilën parti kishte dhënë kontributin e saj të çmuar! Kjo e bënte Ismetën akoma më madhështore dhe më krenare.
Me Ismeten punuam së bashku menjëherë pas luftës në Qeverinë e Përkohshme të Gjilanit! Ishte përkrahëse dhe adhuruese e flakët dhe e pakompromis e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës! Nga paslufta Ismetja punoi në administratën komunale përkatësisht në zyrën për personel në kuadër të zyrës së kryetarit!
Ismetja ishte e përkushtuar deri në maksimum në kryerjen e detyrave të punës që i ishin besuar!
Detyrat që iu besonin i kryente me një përgjegjësi të lartë, urtësi dhe me seriozitetin më të madh!
Ishte punëtore e dalluar, e urtë, e respektuar dhe e dashur nga të gjithë pa marr parasysh moshën, gjininë, afërsinë kolegiale, etj! Kur them ishte punëtore dhe e respektuar këtë e vërtetojnë të gjithë të tjerët duke i parë sjelljet e saja të shkëlqyera dhe shembullore!
Për Ismeten nuk ishte me rëndësi se çfarë grupimi politik apo partie politike i përkisnin njerëzit! Për te, të gjithë ishin njësoj dhe të barabartë dhe kjo e bënte ate që të adhurohet nga të gjithë!
Shpeshherë thonte se duhet të punojmë me vullnet të madh dhe të qëndrojmë të bashkuar pran njëri tjetrit se e dijmë të gjithë se si kemi vuajtur nën regjimin pushtues serb!
Ismetja kishte elan dhe vullnet të fortë në kryerjen e detyrave të saja!
Kishte vullnet të çeliktë, sjellje njerëzore dhe shembullore duke poseduar një përsonalitet dhe integritet të lartë me sjellje të veçanta pozitive nga të tjerët!
Për ju lsmete ka çka të shkruhet dhe duhet shkruar ata të cilët e njohën më persëafërmi!
Ismete pusho e qetë në përjetësinë e pafundme në tokën e lirë të Kosovës për të cilën punoi familja e juaj dhe ju personalisht!
Qoftë i përjetshëm dhe i paharruar kujtimi për Ismetën! Lavdi…! /2LONLINE/