“Vonesat në krijimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet e lira, janë të pajustifikueshme”, thotë nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli.
Sipas tij, vonesat kanë për pasojë dëme të tjera që si dhëmbëzore e gërryejnë demokracinë e brishtë të shoqërisë sonë.
“Askush nuk duhet të mbetet imun për pasojat që lënë prapa punët e papërfunduara”, ka thënë nënkryetari Ismajli.