Vesa Ibrahimi, në kuadër të Forcave të Armatosura të Republikës, është përzgjedhur të ndjekë Akademinë Ushtarake në WestPoint, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e nënkryetari i komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli ka vetëm fjalë të mira për të.
Ja çfarë thotë nënkryetari Ismajli.
“Vesa Ibrahimi, nga Gjilani, e cila po na bënë krenarë me përfaqësimin e saj nëpër botë. Vesa, çdoherë është paraqitur aty ku ka qenë kërkimi i suksesit dhe përfaqësimit për të. Në përshkrimin e saj biografik, ka vetëm suksese, dashuri dhe humanizëm për njerëzit.
Ajo rrjedh prej një familje të shkëlqyeshme dhe shumë të ndershme, e cila, parasegjithash, ka arritur t’i thyej majat e sukseseve në sportin e karatesë. Është një vajzë e cila rrëzon vetëm shkëlqim pozitiv dhe shumë njerëzorë.
Ka një kulturë të pasur në vetvete, e cila, dinë më së miri, të jep shembullin e pasqyrimit të një femre të suksesshme shqiptare. Vesa, është një ndër sportistet më të dalluara nga Komuna e Gjilanit, kampione e shumëfishtë e karatesë në arenat kombëtare e ndërkombëtare, duke na shpërblyer me medalje e me çmime shumë të rëndësishme për vendin tonë.
Vesa, është edhe anëtare e institutit “Atom”, në Prishtinë. Së fundmi, Vesa Ibrahimi, në kuadër të Forcave të Armatosura të Republikës, është përzgjedhur të ndjekë Akademinë Ushtarake në WestPoint, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pra, investimi dhe edukimi i Vesës, i ndërlidhur me kulturën, dhe, vetëbesimin që ajo posedon, na shpie deri në përfaqësimin dinjitoz të një vajze të suksesshme nga e cila pritet shumë më shumë.
Padyshim, që, Vesa Ibrahimi, do t’i thyej të gjitha barrierat në vendosmërinë për ta përfaqësuar shtetin tonë kudo që është ajo. Ne, do të mbetemi krenarë për rrugëtimin e saj të veçantë, e cila po e përfaqëson ushtrinë tonë, krahas, ushtrisë së shtetit më të fuqishëm në botë.
Faleminderit, Vesa Ibrahimi, do të mbetesh krenaria e vendit tonë, respektivisht, e Komunës së Gjilanit!
Të priftë e mbara, në misionin tuaj të shenjtë, mbretëresha jonë!”