DYLON

Arrin edhe kontingjenti i dytë i pajisjeve mjekësore nga Turqia për ballafaqim me Covid-19

Arrin edhe kontingjenti i dytë i pajisjeve mjekësore nga Turqia për ballafaqim me Covid-19
Avatar photo Redaksia

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe Ambasadori i Turqisë në Kosovë. Çagri Sakar vlerësuar sot se bashkëpunimi midis shteteve ka një rëndësi të jashtëzakonshme në ballafaqimin me sukses kundër pandemisë Covid-19.

Ata morën pjesë sot në pranimin e një kontigjenti të pajisjeve mjekësore të cilat Republika e Turqisë i ka dhuruar Kosovës për t’u ballafaquar sa më mirë pe pandeminë Covid, si pjesë e pakos së ndihmave mjekësore që Turqia solli në Kosvë më 8 prill të këtij viti, përfshirë masa mbrojtëse profesionale për personalin shëndetësor (PPE), aparaturë dhe pajisje tjeëtr mjekëosore.

Ministri Vitia ka falënderuar shtetin e Turqisë për kontributin dhënë sistemit shëndetësor për përballimin e Covid-19, derisa Ambasadori, Çagri Sakar ka thënë se ky shtet është i përkushtuar që të ndihmojë Kosovën dhe shtetet e tjera në ballafaqimin me një problem të përbashkët dhe global.

EkoHigjiena

Pjesë e pajisjeve mjekësore që sot u pranuan nga MSh janë pjesë e kontigjentit në vëllim prej 9 m3 të mjeteve mbrojtëse dhe pajisjeve, dedikuar popullit të Kosovës nga Republika e Turqisë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.