Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli ka thënë se heroi i kombit Agim Ramazani – Katana, mbetet figura më sublime që e jetësoi lirinë reale të Kosovës.
“Sot, urojmë ditëlindjen e komandantit dhe strategut të luftës sonë çlirimtare, Agim Ramadanit. Sakrifica e tij, me flijim jete, për të arritur të shtrenjtën liri, është vepra më sublime e një personaliteti i cili hyri në historinë e përjetësisë së popullit shqiptarë. Edhe pse nuk është në mesin tonë, ne, për çdo ditë, do të jetojmë me kujtimin për të”, ka thënë Ismajli, transmeton 2LONLINE.
Nënkryetari Ismajli tha se Agim Ramadani, heroi i kombit shqiptar, si dje, por edhe si sot e nesër, do të mbetet figura më sublime që e jetësoi lirinë reale të Kosovës.
“Agim Ramadani, e ndërroi kahjen e historisë së shqiptarëve. Katana mbeti heroi i kombit shqiptar, i cili e dha jetën për të mos vdekur kurrë! Urime ditëlindjen Komandant “Katana””, ka thënë Ismajli.