DYLON

Kryetari Haliti përkujton gazetarin Ibrahim Sefedini

Kryetari Haliti përkujton gazetarin Ibrahim Sefedini
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti ka përkujtuar gazetarin e ndjerë vitias, Ibrahim Sefedini për kontributin e çmuar që ka dhënë gjatë karrierës së tij në informimin e publikut dhe në promovimin e vlerave nga kjo komunë.

Ai në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, ka thënë se kur përmenden mediat dhe gazetarët, është e pamundur të mos shkojë mendja te Ibrahim Sefedini.

Sipas Halitit, ai do të mbahet mend si njeri me virtyte të larta njerëzore dhe profesionale dhe si gazetar, që i ka shërbyer me devotshmëri profesionit dhe në interes të opinionit publik, duke raportuar drejt dhe paanshëm. I pari i komunës tha se me të ndjerin ka pasur raporte të shëndosha bashkëpunimi në funksion të përmirësimit të gjërave dhe çështjeve publike.

EkoHigjiena

Sipas tij, Ibrahim Sefedini, ka qenë gjithmonë i gatshëm të vendosë përvojën e tij në shërbim të publikut, duke u angazhuar edhe si person por edhe si profesionist, pothuaj në të gjitha ngjarjet dhe aktivitetet që janë zhvilluar këtu.

Ibrahim Sefedini ka punuar si korrespodent i disa gazetave dhe portaleve si “Epoka e Re”, “Kosovalive” dhe për vite i “Koha Ditore”. Poashtu ishte dhe një nga drejtuesit e OJQ- së “Elita”. Ai ndërroi jetë qershorin e kaluar në moshën 51 vjeçare.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.