Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka pritur sot në takim pune shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Sllovakisë në Prishtinë, Ratislav Kostilnik.
Nënkryetari Ismajli, pasi e falënderoi për vizitën, e ka informuar z. Kostilnik lidhur me zhvillimet në komunën e Gjilanit, e me theks të veçantë për mundësitë që ofron kjo komunë në fushën e biznesit, përkatësisht, agro-biznesit.
Shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Sllovakisë në Prishtinë, Ratislav Kostilnik, e ka falënderuar nënkryetarin Ismajli për pritjen dhe gatishmërinë e Komunës për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen.