Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli tha se sot po e fillojnë këtë ditë mbarë me donacionin prej pesë mijë kilogramëve miell ofruar nga Kompania “Flexograf”.
“Drejtori i “Flexograf”, Berat Mustafa, iu është bashkangjitur aksionit vullnetarë, për t’i dalë në ndihmë familjeve në nevojë. Ai ofroi një donacion të madh prej 5 mijë kilogram miell për familjet në nevojë. Ky donacion vije në kohën më të rëndësishme, për shkak se situata pandemike, rëndom po ua vështirëson edhe më shumë gjendjen ekonomike të qytetarëve, me theks të veçantë, të familjeve në nevojë”, ka thënë nënkryetari Ismajli.
Sipas tij, furnizimi me pesë mijë kg miell, do t’i përmbushë disa nga nevojat bazë të këtyre familjeve.
“Është ndjenjë e mirë kur paraqiten njerëzit të cilët u japin shpresë dhe dritë atyre që më së shumti kanë nevojë për humanistë të tillë. Ne përgjithmonë jem mirënjohës ndaj këtij kontributi të madh të z. Berat Mustafa, i cili, jo vetëm kësaj radhe, por në vazhdimësi, është duke kontribuar në rritjen dhe përmbushjen e nevojave bazë të qytetarëve”, ka thënë Ismajli.