Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka pritur sot në një takim pune kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Gjilan, Xhevdet Mehmeti.
Nënkryetari Ismajli ka njoftuar se në takim kanë diskutuar për koordinim të aktiviteteve të përbashkëta mes Komunës dhe OVL UÇK-së.
“Sot, në një takim miqësor, bashkë me kryetarin e OVL-së së UÇK-së, dega në Gjilan, z. Xhevdet Mehmeti, diskutuam për bashkëpunimin dhe koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta në mes OVL-së dhe Komunës së Gjilanit. Organizata e Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po luan rol të rëndësishëm në organizimin dhe mobilizimin e zërit përfaqësues të tyre”, ka thënë Ismajli. /2LONLINE.com/