Ka nisur të hënën ndërtimi i kanalizimit dhe shtratit të lumit në fshatin Dobërçan e nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka shkruar në profilin e tij në facebook se me këtë projekt po rregullohet problemi i ujërave të zeza për banorët e Dobërçanit dhe fshatrave përreth, e që nuk kanë pasur mundësi të qasen në kolektorin kryesor që Gjilani pritet ta fillojë shumë shpejt.
Ja postimi i plotë
Me këtë projekt po rregullohet problemi i ujërave të zeza për banorët e Dobërçanit dhe fshatrave përreth, e që nuk kanë pasur mundësi të qasen në kolektorin kryesor që Gjilani pritet ta fillojë shumë shpejt!
Përfundimisht Dobërçani e rregullon problemin e ujërave të zeza, një problem që me vite janë ballafaquar qytetarët e Dobërçanit po besoj që në këtë projekt do ketë qasje edhe Përlepnica, Kmetoci dhe disa fshatra përreth të cilët nuk kanë pasur mundësi të kyçen në kolektorin kryesor që Komuna e Gjilanit do e fillojë shumë shpejt në partneritet me BERZH-in!
Faleminderit Ministër Matoshi për përkushtimin tuaj!
Bashkë e me suksese të reja!