Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, ka bërë të ditur se kjo komunë po i pret rezultatet e 292 mostrave, të cilët janë testuar ditë më parë për COVID.
Pas mbledhjes së Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, Ismajli ka apeluar te qytetarët që ta rrisin kujdesin, pas shtimit të rasteve të reja.
Gjendja e përgjithshme në Gjilan sa i përket përballjes me pandeminë COVID-19 është si vijon: 1388 të infektuar në total, 1136 të shëruar, 48 të vdekur, 202 raste aktive dhe 292 mostra në pritje. /2LONLINE.com/