DYLON

Haziri ngushëllon familjen Spahiu me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit, Ramadan Spahiu

Haziri ngushëllon familjen Spahiu me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit, Ramadan Spahiu
Avatar photo Redaksia

Me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit nga Kamenica, Ramadan Spahiu, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i dërguar një telegram ngushëllimi.

Në telegram, thuhet:

“E nderuara familje Spahiu,

EkoHigjiena

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të madh për çështjen kombëtare, Ramadan Spahiu.

Ai më nuk do të jetë në mësin tonë, por do ta kujtojmë përjetësisht për kontributin e tij të jashtëzakonshëm, sidomos në pajtimin e gjaqeve. në një kohë të pakohë.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Spahiu, shokëve, miqve e bashkëveprimtarëve.

Lamtumirë, miku im!”, thuhet në telegram. /2LONLINE.com/