Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka mbledhur sot Komisionin Komunal për Emergjenca, udhëheqësit e Policisë së Kosovës, të shëndetësisë primare, të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe Spitalit Regjional dhe nga informatat e fundit është konfirmuar gjendje e qetë pa raste të dyshuara për koronavirus.
Në këtë takim është konfirmuar angazhimi maksimal i të gjitha këtyre institucioneve por edhe atyre të tjerave që janë pjesë e ekipës, për ruajtjen e qetësisë, të jetuarit pa panikë dhe kujdesit maksimal.
Nënkryetari Ismajli, ka thënë gjithashtu se rekomandimet e institucioneve komunale dhe atyre të komisionit emergjent janë duke iu përmbajtur në mënyrë perfekte qytetarët në përgjithësi, komuniteti i biznesit dhe të gjithë punëtorët që në këto ditë janë duke dhënë shërbimet e tyre.
Nga ky takim është konfirmuar gjithashtu se edhe shërbimet e ndërmarrjeve publike janë duke u kryer në bazë të detyrës që e kanë por me staf të reduktuar.
Është potencuar që të gjithë qytetarët të cilët kanë simptomat e dyshuara me këtë virus menjëherë të lajmërojnë ekipet mjekësore të shëndetësisë primare dhe të respektohet metoda e vetizolimit apo karantimit sepse në në këtë gjendje çfare po kalon vendi është shumë e rëndësishme që përpos trajtimit të kemi kujdesë në mospërhapjen eventuale të virusit.
Menagjimi i materialit teknik është duke u bërë në bazë të kërkesave emergjente dhe nevojave të domosdoshme në bazë të prioriteteve, me theks të veçantë në institucionet e shëndetit dhe atyre të sigurisë.
Në kuadër të kësaj nënkryetari Ismajli ka bërë thirrje për përdorimin e vazhdueshëm të dorëzave, maskave, dezinfektuesve dhe higjienës në nivelin maksimal në mënyrë që të tejkalohet kjo gjendje emergjente dhe të mos kemi raste më Covid19.
Për çdo rast, qytetarët mund të kontaktojnë këta numra, të cilët janë në dispozicion për 24 orë: 112, 192, 193 dhe 194.
Qendra e Komisionit emergjent të Gjilanit, është në konviktin e shkollave të mesme, ku prej aty po menaxhohet kjo situate me bazë të raportimeve të shpeshta dhe kontakteve të vazhdueshme me të gjitha nivelet dhe të gjithë resorët.