Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka marrë pjesë në ndejen e fundvitit të organizuar nga Batalioni i Reagimit të Shpejtë i FSK në Gjilan.
Nënkryetari Ismajli e ka vlerësuar lartë punën e këtij institucioni të sigurisë në shërbim të qytetarëve, duke thënë se FSK është krenaria e Republikës.
“Puna e jashtëzakonshme në shërbim të qytetarëve, ka bërë që, jo rastësisht, FSK është institucioni më kredibil në Kosovë. Unë iu uroj shumë suksese dhe ju them se jeni krenaria e Republikës së Kosovës”, ka vlerësuar Ismajli.
Në këtë ngjarje, pos drejtuesve të Batalionit, ka marrë pjesë edhe komandanti i FSK’së, general lejtnant Rrahman Rama, komandanti i Stacionit Regjional të Policisë, Elmina Mahmuti e komandanti i Stacionit Policor, Alban Ramushi.