Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka kërkuar që të zbatohen të gjitha këshillat për ta parandaluar përhapjen e pandemisë Covid-19, virusi që e ka goditur botën.
Ismajli i ka bërë vizitë QMF “28 Nëntori”, në qytetin e Gjilanit, shoqëruar edhe nga drejtori i Shëndetësisë, Selami Xhemaili.
“Nga personeli mjekësor i kësaj qendre, u njoftuam për kushtet e punës dhe ofrimin e shërbimeve mjekësore për qytetarët. Ky staf mjekësor, është i angazhuar me tërë vullnetin e tyre, për t’i dalë në ndihmë qytetarëve tanë. Ky ekip, janë të përkushtuar që qytetarët të marrin shërbime sa më të afërta dhe sa më të mira të mundshme”, ka deklaruar nënkryetari Ismajli.