DYLON

Në Klinikën Infektive aktualisht po trajtohen 44 raste me COVID-19

Në Klinikën Infektive aktualisht po trajtohen 44 raste me COVID-19
Avatar photo Redaksia

Referuar raportit ditor të Klinikës Infektive në QKUK, hartuar nga dr. Sadie Namani, specialiste- infektologe, në klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare ( QKUK), sot me 02/04/2020, janë të spitalizuar gjithsej 60 pacientë.

Prej tyre, me Covid -19 janë gjithsej 44 raste, ndërsa klinika është në pritje të rezultateve për 6 raste, kurse 10 raste kanë rezultuar negativ për Covid -19.

Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid- 19 është si vijon:

EkoHigjiena

Nga 44 raste të infektuar, 35 raste janë në gjendje stabile, 8 raste kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Një paciente në kujdesin intensiv, e pranuar me datën 25.03.2020, vazhdon të jetë në gjendje të rendë dhe është në ventilim mekanik.

Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, e testuar pozitiv me Covid -19 është edhe në infermiere e cila ka qenë në kontakt me 3 infermieret tjera të cilat janë me Covid -19 pozitiv.

4 infermieret e infektuara janë në gjendje të mirë shëndetësore, prej të cilave tri janë të spitalizuara në klinikë ndërsa njëra është e vetizoluar në shtëpi

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.