(2LONLINE) – Objektivi i Klubit të futbollit “Drita” nga Gjilani është Kupa e Kosovës dhe një sezon pranveror të suksesshëm u shprehen zyrtarët e klubit Gjilanas, Saqip Shala dhe Besim Ismaili.
“Në skuadër kemi lojtarë vërtet cilësorë, të cilët kanë premtuar të japin më të mirën e tyre, në mënyrë që skuadra të arrijë objektivat e këtij sezoni. Objektivi ynë është Kupa e Kosovës, por dua të theksoj sa i përket renditjes ne tabele aty jemi përkohësisht, synim kemi qe te kemi ngritje ne renditjen tabelare. Kam bindjen se do të kemi një sezon të suksesshëm” ka thënë nënkryetari i bordit Besim Ismaili.
Edhe Ismaili edhe Shala thanë se po përpiqen të formojnë një grup të denjë, i cili të jetë i aftë për të përballuar me sukses sezonin.
Ismaili thotë se ka ardhur koha që në qytetin e Gjilanit ta sjellim Kupën e shumëpritur, derisa në ktë beson edhe kryetari i bordit Saqip Shala i cili duke kthyer në kujtesë sezonin 2000/01, ka shprehur besimin e plotë se Drita do të fitojë kupën e Kosovës. /2LONLINE/