Sot u bënë 17 vjet kur ranë për të mos vdekur kurrë, Shaban Ukshini, Kasriot Arifi dhe Sami Ukshini, tre dëshmorët e lirisë të Karadakut dhe Kosovës, në luftën kundër hordhive serbe.
Viti 2001 ishte vit kur luftëtaret e UÇPMB-së bënë luftën për të qenë pjesë e lirë edhe Kosovë lindore.
Këta tre dëshmorë ranë në vijë të frontit për t’u bërë sot rreze drite për gjithë shqiptarët kudo që jetojnë.
Ata ranë, ishin tre por ngjallën epokën e shqiptarëve kudo që ishin.
Ishin tre të bërë në një. Tani shtatore bëjnë roje në Kosovën e lirë.
/Izmi Zeka/