DYLON

Presidenti Thaçi: Kosovës po i japin pamje evropiane autoudhat moderne

Presidenti Thaçi: Kosovës po i japin pamje evropiane autoudhat moderne
Avatar photo Redaksia

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka marrë pjesë në nisjen e punimeve në rrugën nacionale “Rruga e tre heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha”, e cila do të ndërtohet nga Millosheva deri në Mitrovicë.

Presidenti Thaçi ka thënë se ky është një prej projekteve më të rëndësishme për Republikën e Kosovës.

“Qasja e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të vazhduar fuqishëm me rregullimin e infrastrukturës dhe me modernizimin e saj në tërë hapësirat e Republikës së Kosovës është një qasje që i duhet Kosovës, i duhet shtetit, i duhet qytetarëve, që ndryshon pamjen e vendit, e modernizon dhe definitivisht i jep pamjen evropiane Republikës së Kosovës”, u shpreh ai.

EkoHigjiena

Kreu i shtetit ka thënë se kjo autoudhë dhe të tjerat që janë kryer, si ajo Prishtinë-Prizren-Shqipëri, pastaj autoudha që është në përfundim e sipër Prishtinë-Shkup, ajo që sapo ka filluar në drejtim të Gjilanit dhe tjetra Kijevë-Pejë, janë investime që do të vazhdojnë dhe që po e ndryshojmë dhe fuqizojnë vendin tonë, duke e bërë me infrastrukturën më moderne edhe në nivel regjional.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.