Fikri Mehmeti, ish zëdhënësi i derisotshëm i Lëvizjes Qytetare “Vatra”, nga Gjilani, ka bërë me dije se më nuk është pjesë e këtij subjekti politik.
Ai e ka bërë këtë sqarim duke i numëruar edhe disa nga arsyet pse e kanë shtyrë të marr këtë vendim për t’u larguar nga “Vatra”, pjesë aktive e të cilës ishte pothuajse tani e dy vite.
Ja sqarimi i tij me rastin e dorëheqjes.
Të nderuar vendas,
Më lejoni të iu falënderoj çdonjërin nga ju që më keni përkrahur në aktivitete të ndryshme brenda Lëvizjes ”Vatra”. Mirëpo, duke i parë vet fakte të shumta dhe ato të cilat më prezantojnë qytetarë të ndryshëm çdo ditë, kam vendosur që të jap dorëheqje nga Lëvizja ”Vatra”, të cilën mund të them lirshëm se e kam riformatizuar dhe ringritur nga një shkatërrim total që iu ishte bërë.
Nuk mund të qëndroj në një subjekt i cili nuk di të i çmon vullnetarët dhe punëtorët të cilët mundohen me mish e me shpirt të e ngrisin kauzën e Luginasëve në Kosovë dhe vende tjera.
Nuk mund të qëndroj dhe heshtë kur shoh duke iu dhënë shpresa e premtime Luginasëve, nga dikush që kauzën e Luginasëve e ka kthyer në interes personal dhe të partive tjera.
Nuk mund të e pranoj faktin se tani e dy vite sa kam qenë në Lëvizjen ”Vatra”, nuk është mbajtur as edhe një protestë e vetme për të drejtat e Luginasëve në Kosovë, apo thënë më ndryshe për qytetarët të cilët tani e 18 vite nuk gëzojnë shtetësi.
Nuk mund të qëndroj mbrapa dikujt që nuk heziton të e keqpërdorë sinqeritetin dhe besimin e dhënë nga qytetarët.
Janë shumë arsye të cilat më qojnë drejtë këtij vendimi.
Unë nuk jam më në Lëvizjen ”Vatra”, si dhe ftoj çdo person që përmes meje është ofruar tek Lëvizja ”Vatra” të largohet nga aty sepse aty nuk është zgjidhja e problemeve të qytetarëve nga Kosova Lindore.
”Vatra” tani më nuk dallon nga subjektet tjera politike.
Fikri Mehmeti