Trajneri shqiptar, Mirel Josa ishte emëruar në krye të Prishtinës në shtator të vitit 2017, duke nënshkruar kontratë 3-vjeçare.
Megjithatë, qëndrimi i tij zgjati vetëm 2 vite.
Josa nuk ka dhënë dorëheqje, andaj po vazhdon t’i kërkoj paratë që i takojnë.
Rroga e tij mujore ka qenë 4,000 euro që do të thotë se për 1 vit të mbetur, sipas kontratës Prishtina i’a ka borxh trajerit shqiptar 48 mijë euro.
Ish trajneri i Tiranës, për dy vite qëndrim te kryeqytetasit e fitoi vetëm Kupën e Kosovës në vitin 2018.