Gjatë vizitës në Mbretërinë Hashemite të Jordanisë, ish-presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga u takua me lartmadhërinë e tij, Mbretin Abdullah të II-të në Pallatin Al Husseiniya.
“Aty biseduan për marrëdhëniet e shkëlqyeshme mes dy shteteve dhe për zhvillimet e bëra drejt emancipimit të grave dhe vajzave, inkuadrimit të tyre në procese vendimmarrëse dhe për hapat e ardhshëm në këtë drejtim”, thuhet në njoftimin për media.
Jahjaga falënderoi Mbretin Abdullah të II-të për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe për ndihmën e dhënë gjatë kësaj periudhe.