Futbolliti me shtetesi amerikane, Kylian Nwabueze ka shkëlqyer këtë sezon te skuadra e Laçit ne Shqiperi dhe ka arritur të tundë rrjetën më shumë se çdo futbollist tjetër në Superiore.
Ai të njëjtën gjë e kishte bërë dhe në pranverë sa ishte pjesë e Dritës. Kjo ka bërë që sulmuesi të tërheqë interesin e ekipeve të tjera, madje edhe jashtë Shqipërisë.
“Get French Football News” bën të ditur se në tryezën e klubit kanë mbërritur dy oferta, një nga ekipi i Le Mans, ndërsa tjetra nga Sochaux.
Të dyja këto klube që aktualisht luajnë në Ligue 2 në Francë.
Gjithashtu mësohet se një propozim vjen edhe prej Pescarës, por sipas medias franceze, Nwbueze po mendon transferimin drejt Turqisë.