Ish-futbollisti i Dritës, Përparim Osmani është futbollisti më i ri i FC Drenica. Anësori ka nënshkruar kontratë një vjeçare me klubin drenicas, teksa prezantimi i tij është bërë në hapsairat e stadiumit këtë të shtunë (20 Korrik).
“Sot në ambientet e KF Drenica, është bërë prezentimi i mbrojtësit të krahut të djathtë, Përparim Osmani.
Ky i fundit ka firmosur kontratë një vjeçare me klubin. Ish anëtari i shumë skuadrave kosovare si, Besa, Prishtina e së fundmi Drita, për një vit do ta ‘djersitë’ fanellën kuq e zi”, thuhet në njoftim.
Për Osmanin kjo do të jetë një aventurë e re në klubin drenicas, teksa në gjashtë muajt e fundit ishte pjesë e Dritës.