Ish-talenti i Fenerbahces e Bursaspor, Fatlind Azizi, është futbollist i ri i Gjilanit.SC Gjilani tashmë e ka prezantuar Azizin në klubin kuqebardhë’ përmes një postimi në Facebook.
Azizi luan si mesfushor qëndror, ndërsa pritet të ndihmojë Gjilanin në rrugën drejt titullit.
Ky është postimi i plotë:
“SC Gjilani ju njofton për arritjen e marrëveshjes me futbollistin Fatlind Azizi. Klubi ka ‘firmosur’ me mesfushorin 19-vjeçar, duke e parë si të domosdoshëm për objektivat që janë vënë për këtë edicion.
Azizi, i cili luan në rolin e mesfushorit të qendrës vjen me një përvojë nga kampionati turk, me ç’rast për dy vjet ishte pjesë e të rinjve të Bursasporit dhe Fenerbahçes.
Përvoja e tij në Kampionatin e të Rinjve, në Turqi, pritet të jetë një ndihmesë e madhe për klubin.
Fatlindit i urojmë shumë fat dhe suksese me ngjyrat “kuqebardh” këtë edicion”, thuhet në njoftim.