Debati i organizuar nga IQZH-ja, me kandidatë për këshilltar komuna për zgjedhjet e 22 tetorit, që vijnë nga Zhegra dhe vendbanimet përreth, e që synojnë të bëhen Këshilltar të Kuvendit Komunal të Gjilanit, zgjoi interesim të madh si te kandidatët, po ashtu edhe te pjesëmarrësit-publiku që vinte po nga Zhegra dhe vendbanimet përreth, Karadakut në përgjithësi.
Në debat, ishin të ftuar kandidatët e të gjitha subjekteve politike që do përfaqësonin dhe përcjellin zërin e banorëve të këtij rajoni, pse jo edhe të anëve tjera të Komunës, kur duhet përkrahur dhe fuqizuar zërin e tyre për projekte që mund të jetë të një rëndësie të veçantë për rajonin e tyre, për katër vitet e ardhshëm në KK.
Në listën e kandidatëve, IQZH-ja nuk kishte arritur t’i identifikojë të gjithë kandidatë e 7 subjekte politike nga ku rajon. Edhe se janë munduar të mos harrojë ndonjë nga kandidatët, një nga e kandidatët e ftuar, që në fillim na informojë se nuk do të mund t’i bashkohet këtij debati, kurse një tjetër kandidat që nuk ishte identifikuar më herët nga IQZH-ja, erdhi në momentin e fillimit dhe zuri vendin për debat.
Në fillim të debatit me një minutë heshtje, u përkujtua Nera Rrahmani, e cila ishte me vite të tëra, anëtare e Iniciativës Qytetare të Zhegrës dhe arsimtare e shquar në shkollën “Agim Ramadani” në Zhegër.
Debati filloi me tri pyetjet e para dhe të njëjta për të gjithë, me një kohë të caktuar për çdo pyetje, në të cilat u përgjigjën të gjithë kandidatët prezent 20 nga 24 kandidatë.
Pyetje të shumta kishte edhe nga publiku i shumtë, që ishte prezent për ta përcjellë debatin, që ishte i pari i organizuar ndonjëherë në këtë vend i formatit të tillë. Kuptohet se organizatori kishte menduar shumë se si t’ua jep rastin të gjithëve për ti shfaq interesimet me pyetjet e tyre drejtuar kandidatëve, por për fat të keq, për arsye të kohës, numrit të madh të kandidatëve, organizatori i përzgjodhi pyetjet që i konsideroi më të rëndësishme për shoqërinë, kurse një numër i konsideruar i pyetjeve mbeten pa u parashtruar.
Në përgjithësi, debati u zhvillua në një atmosferë shumë të mirë, por pati edhe një vërejtje (e vlerësuar me vend) ndaj organizatorit që nuk ka organizuar një takim me kryetarët e nëndegëve të subjekteve politike të këtij rajoni, para se të dalin listat me emrat dhe numrin e kandidatëve për KK.
Kandidatët si dhe publiku, shfaqën shqetësimet e tyre ndaj degëve të subjekteve politike nga qendra (Gjilani), për numrin e kandidatëve (24), që rrezikon seriozisht që ky rajon t’i shpërndajë votat dhe mbetet pa këshilltarë komunal, por me më shumë se 4000 – 4500 vota ju dhurohen degëve të subjekteve politike të Gjilanit.
Kandidatët, pothuajse të gjithë njëzëri, e bënë një apel publikut që të bëjë dallime në mesin e kandidatëve, dhe japin votën atyre që vërtet e kanë dëshmuar dhe janë punëtor, të sinqertë, aktivistë të dëshmuar, i njohin mungesat dhe nevojat e rajonit dhe kanë guximin për ta quar zërin e banorëve aty ku duhet.
Debati u çmua i suksesshëm si nga kandidatët, ashtu edhe nga publiku prezent në këtë ngjarje.
INICIATIVA QYTETARE E ZHEGRËS (IQZH)