DYLON

Vetëvendosje: Pasi shiu u pikon në kokë, u bie ndërmend për kulmin e shkollës

Vetëvendosje: Pasi shiu u pikon në kokë, u bie ndërmend për kulmin e shkollës
Avatar photo Redaksia

Në një ditë me shi punëtorët e Lutës vendosin të riparojnë kulmin e shkollës teknike, thua se nuk kanë pasur kohë të mjaftueshme ta bëjnë këtë kur koha ka qenë e mirë.

Koha e fushatës, e këta i kanë përvjelë mëngët të bëjnë atë që nuk e kanë bërë për katër vjet. E punët e grumbulluara të katër vjetëve, nuk kryhen për një ditë, as për një javë, e besa as për një muaj.

Kështu thuhet në komunikatën e Vet[vendosjes, për të shtuar se qytetari i Gjilanit tashmë e ka kuptuar se ndryshimi i qeverisjes është jo vetëm i nevojshëm, por edhe i domosdoshëm. Punët e mira dhe të vërteta duhet sa më parë të fillojnë, e ajo datë është 22 tetor, atëherë, kur Lëvizja Vetëvendosje e kandidati për kryetar të jenë në krye të komunës së Gjilanit.

EkoHigjiena

Sponsorizuar nga Vetëvendosje

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.