Brenda katër vitesh, me kontributin e mërgatës si dhe të qytetarëve të vullnetit të mirë, Iniciativa Qytetare e Zhegrës (IQZH) mbështetur nga Shoqata “Zhegra”, kanë ndihmuar pandërprerë, familjet skamnore me gjëra të domosdoshme, ushqim, veshmbathje dhe artikuj higjienike.
Si rezultat i këtij aktiviteti, sot, më 1 dhjetor 2017, si edhe deri më tani, është bërë shpërndarja e 48-të e radhës, ose plot katër vite pandërprerë, muaj për muaj, që nga fillimi i kësaj iniciative ˝Ushqim për Skamnorët˝.
Kohë pas kohe, numri i familjeve skamnore që ndihmohen përmes kësaj iniciative është rrit dhe aktualisht ndihmohen 20 familje me 100 anëtarë prej të cilëve 56 fëmijë. Familjet skamnore që ndihmohen aktualisht janë në Zhegër, Selishtë, Dunavë, Muqibabë, Llashticë, Stanqiq, Lipovicë, Biçak. Goden.
Po ashtu, me ndihmën e Kryqit të kuq, të qytetarëve dhe mërgatës dhe vullnetmirëve të tjerë, bëhet edhe grumbullimi i veshmbathjeve për të gjithë ata që kanë nevojë dhe çdo të diele, në Zhegër të Gjilani, të gjithë skamnorët shërbehen në lokalin e destinuar enkas për këtë qëllim.
“Duam të falënderojmë të gjithë ata që me kontributin e tyre e bënë të mundur vazhdimin e kësaj iniciativë për t’u ardhur në ndihmë familjeve në varfëri të skajshme, si dhe prezantojmë pasqyrën e të dhënave të shpenzimeve për çdo familje për vitin 2017 si dhe të hyrat dhe shpenzimet që nga 1 janari 2014 deri më 1 Dhjetor 2017”, thuhet në njoftimin e Iniciativa Qytetare e Zhegrës (IQZH)