Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), pjesë e konferencës profesionale të Shoqatës Kombëtare të Hetimeve të Brendshme (NIAIA) në Las Vegas – SHBA.
Las Vegas, Nevada – SHBA
Kryeshefi i IPK-së Kushtrim Hodaj me bashkëpunëtorë dhe zyrtarë të ICITAP-it amerikan në Kosovë po merr pjesë në konferencën profesionale të Shoqatës Kombëtare të Hetimeve të Brendshme (NIAIA) në Las Vegas – Nevada të SHBA-ve.
Delegacioni i IPK-së u mirëprit nga Bordi i Organizatës dhe Kryetari i bordit Jeremy Viduna dhe gjithashtu po zhvillon takime me delegacione të ndryshme pjesëmarrëse në këtë konferencë.
Konferenca po zhvillohet nga data 08-12 gusht 2021, ku ndër tjera po diskutohet për rëndësinë e përdorimit të inteligjencës, burimet e hapura dhe rrjetet sociale në hetime dhe menaxhimi i përgjigjeve, ballafaqimi me punonjësit policor të dyshuar si dhe trendet në hetimet e brendshme dhe mbikëqyrjen e organeve të zbatimit të ligjit.
Kosova është shteti i parë nga Evropa që në qershor të këtij viti u anëtarësua në këtë organizatë me mbështetjen e ICITAP-it Amerikan, të cilët kanë përkrahur edhe organizimin e kësaj vizite. /2LONLINE.com/