DYLON

Zyrtarizohet marrëveshja e sponsorizimit të Ligës së Parë

Zyrtarizohet marrëveshja e sponsorizimit të Ligës së Parë
Avatar photo Redaksia

Sot presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe pronari i kompanisë “Viva Fresh” Xhevdet Rexhepi, e zyrtarizuan marrëveshjen për sponzorizimin e Ligës së Parë.

Nga kjo kontratë e lidhur ndërmjet FFK-së dhe kompanisë “Viva Fresh” do të përfitojnë 20 klubet e Ligës së Parë të të dyja grupeve. Në bazë të marrëveshjes së arritur palët u dakorduan që Liga e Parë në edicionin e ri garues të quhet “Viva Fresh Liga e Parë”. Kampionati i ri në “Viva Fresh Ligën e Parë” fillon më 28 gusht.

EkoHigjiena

Ndërkaq, të drejtat televizive të kësaj lige për edicionin 2021/2022 i ka fituar kompania “Art Motion”, duke ia siguruar kësaj lige 150 mijë euro për vit futbollistik, marrëveshje e cila u zyrtarizua dje, njofton FFK. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.