Është fjala për ndihmë financiare dhe teknike, kredi të pakthyeshme për komunitete të cilët dëshirojnë të fillojnë biznese të reja apo zgjerim të biznesit aktual.
Ky projekt do të implementohet në 2 kategori. Kategoria e parë për shërbime industriale që kap vlerën deri në 5 mijë euro dhe kategoria e dytë për prodhimtari të vogla deri në 8 mijë euro.
Takimi informues dhe konsultues u mbajt në sallën e Kuvendit Komunal të Kamenicës dhe se interesimi i komunitetit serb dhe rom ishte i madh.
I gjithë dokumentacioni i kërkuar dhe projektet konkrete do të dërgohen në zyrën regjionale të IOM-it në Gjilan për shqyrtim të mëtutjeshëm. /S.Kastrati/