Xhelili ka bërë të ditur se në stadium do të rregullohet bari dhe drenazhimi istadiumit, dhe fill pas saj do të rregullohet edhe stadium ndihmës, i cili ka vite që është jashtë përdorimit, për arsye të ndryshme.
“Fillojmë me riparimin dhe nivelizimin e fushës në stadiumin kryesor, si dhe drenazhimin e saj, e më pas shpresoj shumë se do ta rregullojmë edhe stadiumin ndihmës, ku skuadrat e futbollit gjilanas do ta kenë shumë më lehtë për të mbajtur seancat e tyre stërvitore”, ka thënë Xhelili.
Ai ka theksuar punët do te realizohen ashtu siç është paraparë në projekt, sepse është zgjedhur një organ mbikëqyrës për punët që do të realizohen në stadium dhe nuk guxon të prolongohet puna
Përveç këtij investimi në stadiumin e qytetit dhe atë ndihmës, Xhelili ka bërë të ditur se projekti tjetër i radhës i drejtorisë të cilin ai e udhëheq është edhe rregullimi i stadiumit, që gjendet afër Palestrën Sportive.
“Qëllimi ynë është që në një të afërme të shpejtë të rregullojmë edhe atë stadium, në mënyrë që skuadrat e futbollit gjilanas ti kenë mundësit dhe kushtet e mira për punë dhe këtë shpresoj se shumë shpejt edhe do ta realizojmë”, ka thënë Xhelili
Përdnryshe, Gjilani ka dy skuadra Dritën e Gjilanin në Ligën e Parë të Kosovës dhe Bashkimin në Ligën e Dytë të Kosovës. /2lonline/