Ambasadori i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian në Serbi, Peter Burkhard i shoqëruar edhe nga shefi i zyrës së kësaj organizate në Bujanoc, Jef Bieley qëndruan në komunën e Medvegjës dhe biseduan me zëvendëskryetarin e kuvendit komunal, Florim Sahiti.
Temë e takimit ishin brengat e popullatës shqiptare në këtë komunë dhe mundësitë e përmirësimit të gjendjes së rëndë që po bretëron, shkruan Titulli.com.
Florim Sahiti potencoi se është biseduar rreth adresave fiktive, infrastrukturës së dobët në vendbanimet shqiptare, mundësisë së kthimit të popullatës shqiptare dhe problemet tjera.