Përzgjedhësi i Kosoves, Bernard Challandes, ka qenë protagonisti i tretë në intervistat e realizuara nga UEFA javë më parë në prag të fillimit të ciklit kualifikues Euro 2020.
Gjatë kësaj interviste Challandes ka folur për periudhën kur e mori përsipër drejtimin e Kombëtares së Kosovës e deri në periudhën e tanishme, si dhe për parashikimet e tij për ndeshjet kualifikuese për Euro 2020.
“Nga njëra anë, jam i kënaqur, sepse jam i ngazëllyer që do të luajmë kundër ekipeve më të forta, me reputacion më të mirë: Anglia, Republika Çeke, Bullgaria. Këto janë vende të forta të futbollit, të njohura në të gjithë Evropën dhe jam i lumtur që Kosova do të luajë në të njëjtin nivel me këto skuadra. Njëkohësisht, jam i vetëdijshëm se, me suksesin që kemi pasur deri më tani, Federata, tifozët në përgjithësi, ose mediat, janë duke u marrë seriozisht me këtë. Kjo është diçka që vlen edhe për lojtarët, unë shpresoj se nuk do të ndodhë në të ardhmen e afërt por ne duhet të mësohemi edhe të humbasim, dhe të marrim veten përsëri më pas dhe të merremi me pikat e dobëta. Gjërat kanë qenë shumë të mira deri më tani për Kosovën. Tani ne jemi ngjitur në një divizion në Ligën e Kombeve dhe ne duhet të merremi me këtë dhe të bëjmë më të mirën”, ka thënë ndër të tjera Challandes në këtë intervistë.