Futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Elseid Hysaj është duke u lidhur me një largim nga Napoli në këtë afat kalimtar. Mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë tani ka zgjuar edhe interesimin e Tottenham Hotspurit.
Mbrojtësi shqiptar në sezonin e kaluar nuk ishte edhe aq pjesë e planeve të Carlo Ancelottit, andaj në këtë verë po e kërkon largimin nga skuadra italiane.
Lojtari 25-vjeçar po kërkohet po ashtu edhe nga Juventusi i Maurizio Sarrit, pasi italiani kishte punuar me Hysajn te Napoli.
Në anën tjetër, Napoli thuhet se është i gatshëm për shitjen e Hysajt, mirëpo kërkon 25 milionë euro nga shërbimet e tij.