Mbi 30 profesorë të Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” në Viti, janë duke zhvilluar mësimin online, e ku në këtë mënyrë edhe të vazhdojn ligjëratat me nxënësit e tyre.
Në orën mësimore të profesorit të TIK-ut në këtë Gjimnaz, Adriatik Zeqiri, sot ka qenë edhe kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, si dhe drejtori i shkollës Mujë Tafa.
“Kishim nderin që sot gjatë orës mësimore, ta kemi në komunikim edhe kryetarin Haliti, për ta njoftuar më për së afërmi me procesin mësimor që po zhvillojm në këtë platformë. Madje prezentova disa vegla dhe mundësi që mund ti shfrytëzojm për realizimin e njësive mesimore Online. Gjithashtu në këtë orë, bashkëbiseduam me nxënësit rreth gjendjes aktuale shëndetsore rreth pandemisë në komunën e Vitisë, ku nxënësit edhe parashtruan pyetje”, ka theksuar profesori Adriatik Zeqiri.
Ai ka bërë të ditur se janë mbi 30 profesor të angazhuar për zhvillimin e mësimit online në këtë Gjimnaz.
Ndërkohë, ka theksuar se interesimi i nxënësve për të ndjek mësimin online është tejet i mirë, kur kihet parasysh se tani edhe ndjekja e mësimit është obligativ.
Kurse kryetari i komunës Sokol Haliti, ka vlerësuar punën e profesorëve dhe ka falenderuar ata për përkushtimin e tyre profesional, për të mos lejuar vakuum në procesin edukativo-arsimor.