Me luftën heroike të popullit shqiptar, por edhe me insistimin e fortë të Austro-Hungarisë, Gjermanisë e pjesërisht të Italisë, u vendos baza e shtetformimit të Shqipërisë, ndërsa në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, padrejtësisht, më se gjysma e trojeve shqiptare mbetën jashtë shtetit amë. Me krijimin e shtetit shqiptar, Fuqitë Trepalëshe synonin të pengonin shtrirjen e shteteve sllavo-ortodokse si dhe Greqisë, poashtu edhe ndikimin rus deri në bregun shqiptar të Adriatikut.
Shkruan: Sami Arifi
Synim gjeostrategjik nëpër kohë, Rusia kishte marrëjen në shfrytëzim të Ngushticave: të Bosforit dhe të Dardaneleve që ishin “çelsi i shtëpisë”, përmes pushtimit të Stambollit (Konstandinopojë), si dhe shtrirjen e ndikimit politik në Ballkan, deri në Detin Adriatik, nga se me këto dy synime donte të fuste në mbizotërim tregjet botërore, meqë përmes Ngushticave lidheshin Deti i Zi, Deti Egje si dhe Mesdheu, nga se në atë kohë tregjet botërore lulëzonin përmes detërave.
Ndërsa gjeostrategjia e Fuqive të Mëdha evropiane ishte pengimimi i saj përmes kongreseve, duke ia lënë Perandorisë Osmane në zotërim Ngushticat dhe bregdetin e Adriatikut deri në vitin 1912. Gjatë luftërave nëpër kohë të popullit shqiptar për çlirimin kombëtar, s’fundi Perandoria Osmane u rrënua përgjithmonë në Evropë, me përjashtim të një rripi të ngusht të Stambollit.
Pra, me vendimin e Konferencës së Ambasadorëve në Londër, osmanët detyrohen të heqin dorë nga të gjitha pretendimet për Kretën. Rusia, prapë, në këto kriza tenton të fuste në mbizotërimin e saj Ngushticat; të Bosforit dhe të Dardaneleve, por që, me kërcënimin e Anglisë nuk u lejua që Rusia ta pushtonte Stambollin.
Pas përfundimit të Luftërave Ballkanike, raportet në Luftën e Parë Botërore kishin ndryshuar, Italia në vitin 1915 kishte kaluar në Paktin e Antantës, ndërsa Bullgaria në Lidhjen Trepalëshe, për shkak të ambicieve territoriale që i dështuan Bullgarisë në Luftërat Ballkanike. Austro-Hungaria, së bashku me Gjermaninë, edhe ushtarakisht e ndihmoi popullin shqiptar, duke e dëbuar ushtrinë serbe nga Shqipëria, duke vendosur administratën në gjuhën shqipe, flamurin shqiptar e shumë e shumë gjëra të tjera, kuptohet, nën ombrellën e ndikimit politik të Austro-Hungarisë.
Lufta e Parë Botërore kishte ndryshuar raportet e Fuqive të Mëdha, nga se ishin përjashtuar Fuqitë e deridjeshme, si Austro-Hungaria dhe Gjermania, si dhe ishte vetëpërjashtuar Rusia, e cila sipas Revolucionit të Tetorit të vitit 1917, ishte kthyer në Bashkim të Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS), por, me paraqitjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe të Japonisë, në të njejtën kohë kur u përjashtua Rusia, në Fuqitë e Mëdha skena evropiane ishte kthyer në skenë botërore, ndryshim ky që kishte rëndësi jashtzakonisht të madh për zhvillimet e ardhshëme, dhe se fjalën kryesore, tashmë, do ta marrin amerikanët.
Pra, Uillson (W. Willson) i përvijoi idetë e tij , 14 (katërmbdhjetë) pikat e janarit të vitit 1918, që patën një jehonë të madhe, sepse ngjallën shumë shpresa, sidomos te popujt e vegjël në Evropë, duke përfshirë edhe shqiptarët. Prandaj, mund të themi se pozicioni i SHBA-ve, qysh në fazën e luftës, ishte një pozicion historik, pra, Uillsoni, presidenti i SHBA-ve, do të paralajmëroj për heqjen e shqiptarëve dhe çështjen e tyre nga pazaret e fshehta si ishte Traktati i Londrës i vitit 1915, dhe marrëveshjet e tjera të kësaj natyre që do të ketë në bollëk midis Fuqive të Mëdha evropiane në garë, ku Shqipëria dhe hapësira shqiptare në përgjithësi shihej si mollë sherri për kusuritje të pashmangshme. Pra, SHBA-të e ndihmuan qëndresën e shtetit shqiptar në ngjarjet historike, e përkrahën çështjen e popullit shqiptar përballë armiqve shekullor.