(2L ONLINE) – Episode interesante në punën e seancës së sotme të Kuvendit Komunal të Gjilanit. Situata tensionuese por edhe komike krijohen në Kuvendin e Gjilanit. Kur kuvendarët gjilanas debatonin për pikën e rendit të ditës që kishte të bënte me informatën për çështjen e arsimit, fjalën e kërkoi edhe drejtori i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik Ismajl Jonuzi.
Por, fjala e tij u ndërpre pas kërkesës së këshilltarit të AAK-së Ibish Ibishi, i cili ishte insistues se nuk ka për çka e vazhdon fjalën drejtori Jonuzi, pasi kjo çështje e arsimit për të cilën po diskutohet nuk ka fare të bëjë me drejtorinë e tij. Insistues ishte edhe drejtori Jonuzi i cili kërkonte të fliste pasi sipas tij ka shumë çështje që u ngritën e që lidhen me drejtorinë e tij.
Ibish Ibishi
Insistimi i të dyve edhe i Jonuzit për të vazhduar fjalën, dhe edhe i Ibishit për të mos lejuar këtë, ka bërë që kryesuesja Valentina Bunjaku- Rexhepi të ndërpret seancën për pesë minuta pauzë në mënyrë që të qetësohet situata.
Por, pas pauzës doli në skenë opozita përmes këshilltarëve; Bujar Nevzati (PDK) dhe Fehmi Sylejmani (VV) të cilët dolën në “përkrahje’ të drejtorit të LDK-së, duke thënë se ai ka të drejt dhe duhet të lejohet të flasë. Por, Ibishi i AAK-së insistonte në atë se ai nuk ka të bëjë me këtë çështje dhe këtu eshët inkuadruar edhe shefi i Grupit të Këshilltarëve të LDK-së Avdyl Aliu, i cili kërkonte që të respektohet rendi i ditës i miratuar, dhe se drejtori i zhvillimit ekonomik nuk do të duhej të merrte fjalën në këtë pikë që ka të bëjë me çështjen e arsimit, por nëse ka çfarë të thotë atëherë le ta bëjë atë nën të ndryshme. Me këtë pajtohej edhe kryesuesja e kuvendit e cila tha se kuvendarët kanë të drejtë.
Avdyl Aliu
Kështu u krijua një situatë sa tensionuese po aq edhe komike kur drejtori i LDK-së ‘nuk durohej’ nga këshilltarët e vet LDK-së dhe të partnerit të saj AAK, ndërsa “përkrahej’ nga opozita, PDK e Vetëvendosje.
Valentina Bunjaku-Rexhepi
Pas kësaj situate kryesuesja Bunjaku-Rexhepi vazhdoi me këtë pikë të rendit të ditës, duke kërkuar nga drejtori Jonuzi të heq dorë nga insistimi i tij për të vazhduar me fjalën e tij, dhe duke ia dhënë fjalën drejtorit të drejtorisë së Arsimit, Nazmi Musa që të përgjigjet në pyetjet që ishin ngritur nga kuvendarët gjatë diskutimeve të kësaj çështje. /2L ONLINE/
Ismajl Jonuzi
Bujar Nevzati
Fehmi Sylejmani