Drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (DSHMS) në Gjilan, Aurorë Osmani, u mirëprit sot në takim nga komandanti i KFORIT turk LMT, Majori Oral Ateş dhe përkthyesi Muhamet Mustafa.
Në takim u diskutua për nismat e reja që do të zhvillohen gjatë javëve në vijim, për të iu dalë në ndihmë familjeve në nevojë, që janë përfituese të asistencës sociale.
Më konkretisht, mbi 30 fëmijëve të gjinisë mashkullore do të ju mundësohet Circumcision (synetia).
Gjithashtu brenda këtyre dy javëve do të bëhet edhe shpërndarje e veshmbathjeve për 5 familje në nevojë.
“Falënderojmë dhe shprehim mirënjohjen tonë për këto ndihmesa, që për njerëzit në nevojë janë lehtësira të madha dhe shumë të mirëpritura”, thuhet në njoftimin e DSHMS-së. /2LONLINE/